Policia e Kosovës në raportin e sajë të 24 orëve të fundit ka njoftuar se ka dëbuar nga Kosova dy shtetas serb që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin tonë.
Policia në rrugën “Nemanja”, në Leposaviç rreth orës 09:20 ka ndaluar të dyshuarin e parë shtetas i Serbisë, i cili gjatë identifikimit dhe kontrollimit nuk ka mundur ta dëshmojë hyrjen legale në R. Kosovës. Të dyshuarit i shqiptohet dënimi për të huaj, dëbim me forcë dhe ndalim hyrje për tre (3) muaj në territorin e R. së Kosovës.
Ndërkaq personit të dytë shtetas i Serbisë, iu është ndaluar hyrja në Kosovë për 12 muaj për shkak se gjatë identifikimit dhe kontrollimit nuk ka mundur ta dëshmojë hyrjen legale në R. Kosovës. /FaktePlus