Aktuale

Policia e Kosovës arreston një shtetas të Shqipërisë për vjedhjen e 125 eurove

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur 125 euro.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:00 në Lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan.

“Është arrestuari i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte vjedhur 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro”, njofton policia.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus