Aktuale

Policia e Kosovës arreston 33 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë arrestuar 33 persona, të cilët janë zënë duke kryer vepra të ndryshme penale.

Përmes raportit të saj, Policia ka treguar se në vendin tonë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku, prej tyre 11 kanë qenë me të lënduar, kurse 13 tjerat me dëme materiale.

E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1321 gjoba.

Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale brenda një dite janë arrestuar 33 persona të dyshuar.

Prej të arrestuarve 24 janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, kurse dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus