Aktuale

Policia e Kosovës arreston 19 persona

Policia e Kosovës gjatë së mërkurës ka arrestuar 19 persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit 10 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/