Aktuale

Policia e gjen në Fushë-Kosovë 12 vjeçaren e raportuar si e zhdukur nga babi i saj në Mitrovicë

Dje një prind e kishte raportuar si të zhdukur vajzën e tij 12 vjeçare në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë. Sipas të dhënave të para të deklaruara nga prindi, thuhej se nga ora 7:00 e mëngjesit vajza kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por ndërkohë e kishte kuptuar se vajza e tij nuk ndodhej në shkollë. Policia e ka gjetur të miturën mbrëmë në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Hetuesit policorë, bazuar në deklaratën e ankuesit–prindit, kanë njoftuar prokurorin e çështjes, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe të fillojnë hetimet në kërkim për person i zhdukur.

Hetimet policore në kërkim të vajzës së mitur, bazuar në të dhënat dhe përshkrimin e bërë nga vetë prindi janë bashkërenduar me të gjitha rajonet policore të shpallur në kërkim në nivel vendi, ndërsa pas disa orë angazhimi në orët e mbrëmjes e mitura vajza 12 vjeçare është gjetur në qytetin e Fushë Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave, në bashkëpunim me mbrojtësin e viktimave dhe zyrtarë të Qendrës për Shërbime Sociale”, ka njoftuar policia.