Sipas njoftimit të policisë, në terminalin doganore në Mitrovicë dje në mesditë është ndaluar një mashkull s/boshnjak me kamionin me tabela serbe dhe gjatë kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar pesë thasë me nga njëzetë kilogram fara të dyshuara.
Pesha totale me substancë të dyshuar është rreth 100 kilogram. Sipas ngasësit të kamionit thasët janë dedikuar për tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar.
Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij, rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Policia ka hapur hetimet për ‘blerje, posedim dhe shitje e substancave narkotike’. /Lajmi.net/