Aktuale

Policia dhe Dogana japin detaje për paratë e falsifikuara

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të jepen informacione dhe detaje lidhur me një rast konkret të falsifikimit të parave.

Po ashtu, do të ekspozohen një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara si të falsifikuara. Konferenca do të mbahet në ora 15:30, dhe do ta ofrojmë drejtpërdrejt./KosovaPress/