Aktuale

Policia defilon në “Skenderbeu”

Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës do të organizojë një aktivitet miqësor, bashkëpunues dhe vetëdijësues në aspektin e sigurisë.

Ky aktivitet policor do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00, ku do të kenë rastin të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore.

Për më tepër gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen broshura të ndryshme vetëdijësuese, lapsa kimikë, revista policore “Mbrojtësi”, transmeton Klan Kosova.