Pas rastit të dhunës së xhaxhait ndaj mbesës në Rahovec, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet e dhunës. Policia bën të ditur se pas raportimit të rastit në fjalë janë marrë masat e nevojshme nga oficerët, shkruan Gazeta Express.
“Policia e Kosovës informon opinionin e gjerë dhe mediat se pas ngjarjes së ndodhur me datë 13.10.2016, lidhur me dhunën e shfaqur ndaj një vajze në Rahovec, menjëherë janë ndermarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e këtij rasti. Policia gjithashtu, inkurajon të gjithë qyteterët që rastet e tilla të raportohen me kohë tek organet kompetente në mënyrë që të veprohet në aspektin parandalues dhe rastet e tilla të mos përseriten.” thuhet në komunikatë