Aktuale

Policia bastis zyret e Telekomit

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në zyrat e Telekomit të Kosovës.

Aksioni i bastisjes për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se aksioni është ndërmarrë me udhër të Gjykatës kompetente.

“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Lajmi.net do iu mbajë të informuar për zhvillimet më të reja lidhur me rastin.

the authorGazetaKNN