Aktuale

Policia arreston tre persona, tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Maqedonisë Veriore janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtetasit e Maqedonisë Veriore, me kombësi shqiptare, janë depërtuar sërish në pikën kufitare në Bllacë.

“Njësiti patrulluese ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Maqedonisë Veriore pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit janë deportuar në PK Bllacë, Maqedoni Veriore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, gjithashtu kanë ndaluar edhe një shtetas serb, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Njësiti patrulluese ka ndaluar të dyshuarin mashkull Serb shtetas të Serbisë pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /FaktePlus