Aktuale

Policia arreston të arratisurin nga Burgu i Dubravës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i cili ishte arratisur nga burgu i Dubravës.

Identiteti i personit të arrestuar në Lipjan, nuk është bërë i ditur.

“Me 19.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili me datën e cekur ishte arratisur nga burgu. I njëjti është rikthyer në vuajtje dënimi në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e PK-së.