Policia gjermane ka arrestuar një tunizian, 40 vjeç, në Berlin, i dyshuar se ka lidhje të mundshme me sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar në një treg Krishtlindjesh në kryeqytet, njoftuan sot prokurorët federalë.
Prokurorët besojnë se tuniziani mund të ishte një pikë kontakti i sulmuesit të dyshuar, 24 vjeçarit tunizian Anis Amri, i cili sulmoi me një kamion në tregun e Krishtlindjeve, më 19 dhjetor duke vrarë 12 persona dhe plagosur 50 të tjerë.
Numri i celularit i personit ishte i ruajtur në celularin e Amriut, që u gjet në vendngjarje në qendër të Berlinit.
Hetimet kanë treguar gjithashtu se ky person mund të ketë qenë i përfshirë në sulmin e Berlinit.
Hetuesit janë ende duke u përpjekur të zbulojnë se si Amri u largua nga Gjermania pas sulmit, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia italiane në stacionin hekurudhor të Milanos.