Aktuale

Policia arreston një hajn, tjetrin po e kërkon

Pas disa vjedhjeve të ndryshme Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj vetëm njërin person mashkull si të dyshuar për kryerjen e tyre, por jo edhe personin tjetër.

Siç njofton policia personi i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, i kanë kryer disa vepra penale vjedhje. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.