Aktuale

Policia arreston në Prishtinë personin që ishte në kërkim të tij

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë personin që ishte në kërkim të tij.
Në rrugën “Murat Murati” në Prishtinë, mbrëmë në ora 21:46, Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim të tij, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, personi në fjalë është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /Lajmi.net/