Fillimisht, para një jave në Prizren një femër e mitur i kishte vjedhur stoli një femre tjetër, ndërkohë që Policia e ka identifikuar dorasen dhe të njëjtën e ka arrestuar gjatë ditës së djeshme.
“Raportohet se njësiti i hetuesisë me 10.11.2016 ka arritur që ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarën femër K-Shqiptar- e mitur, pasi që e njëjta kishte vjedhur stoli ari nga viktima femër K-Shqiptare. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në Prishtinë, konkretisht në Rr. “Vëllezërit Fazliu”, është arrestuar një djalë i mitur, pasi që i njëjti në një market ka vjedhur një jakne në vlerë rreth 40 euro.
”I dyshuari gjatë intervistimit në prani të zyrtarit të QPS-së ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe më herët në market. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur Policia. /Lajmi.net





















