Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 25 persona, të cilët kanë bërë shkelje të ndryshme ligjore.
Sipas njoftimit të policisë nga 25 të arrestuarit, 16 persona janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, e pesë vetëm janë shoqëruar e marrë në pyetje.
Kurse, 4 të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit pasi kanë qenë të dënuar më parë nga organet e drejtësisë.
Të gjithë personat e arrestuar dyshohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si vjedhje, kanosje e sulme fizike me shkaktim lëndim trupor, kundërvajtje, etj.