Policia e Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, ka arrestuar 76 persona për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19.
Sipas raportit 24 orësh, në rajonin e Gjakovës kanë ndodhur nëntë raste, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 13 personave të përfshirë.
Pas rajonit të Gjakovës, numri më i madh i rasteve kanë ndodhur në atë të Gjilanit dhe atë tetë raste me 12 persona të arrestuar.
Në rajonin e Prishtinës janë paraqitur nëntë raste me 11 persona të arrestuar, kurse në atë të Pejës shtatë raste me 10 persona të përfshirë.
Tutje, në Komunën e Ferizajit është paraqitur 1 rast me 5 persona arrestuar dhe në atë të Prizrenit 2 raste me 6 persona të arrestuar.
Kurse, në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut janë paraqitur 4 raste me 4 persona të arrestuar.
Sipas këtij raporti, persona të arrestuar kanë rezultuar edhe në Departamentin e Kufirit ku janë paraqitur gjashtë raste dhe 15 persona të arrestuar.