Policia rajonale e Gjilanit ka nisur një fushatë sensibilizuese për largimin dhe ndalimin e lëmoshëkërkuesve nga rrugët e qytetit.
Përmes një komunikate, Policia ka bërë të ditur se kjo fushatë po bëhet në mënyrë që qytetarët të mos bezdisen nga lypësit që janë të shumtë.
Sipas Policisë, kërkimlëmosha është më shumë biznes se sa nevojë. Më poshtë fletushka e fushatës së Policisë.