Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para në lidhje me grabitjen në Lezhë.
Mësohet se rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, 1 person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.
Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vene ne ndjekje të makinës se vjedhur.
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë ku nuk dihet akoma gjendja e tij pasi është transportuar ne drejtim te spitalit ushtarak Tirane.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po ashtu, bëhet e ditur se policia ka rrethuar autorin i cili është me arme ne dore.
Në ndihmë të policisë së Lezhës janë nisur grupe me forcat Renea si dhe Helikopteri i Policisë.
Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhës ne Fushe –Gjorme, ndërsa Punonjësi i Policisë është plagosur në kokë.