Aktuale

Polici pengohet gjatë kryerjes së detyrës në Istog

Një person është arrestuar ditën e djeshme në Istog.

Kjo pasi që nën ndikimin e alkoolit, i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.

Policia nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri këtu ndërsa ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Istog 30.01.2020 – 01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili nën ndikim të alkoolit i kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton PK-ja.