Aktuale

Polici në Viti goditet nga kamioni

Një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore në Viti, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri të lëndimi ka ardhur pasi që zyrtari policor ka qenë në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me kamionin e tij me targa vendore i ka rrezikuar zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti është goditur me pjesën e pasme të kamionit.

I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur pasi që i njëjti gjendet në arrati./FaktePlus/

the authorBurbuqe Metolli