Policia njofton se në një ndërtesë tek njehsorët e rrymës ka shpërthyer një zjarr.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan ku njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë intervenimit të largimit të banorëve dy zyrtar policorë dhe tri banore kanë pranuar tretman mjekësor.
Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/