Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshihet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve. Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar edhe 1.3 gramë substancë e dyshuar narkotike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave të tjerë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell FaktePlus.