Kuvendi Komunal i Podujevës, me propozimin e shefit të grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka miratuar një deklaratë në mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili është ndaluar nga autoritet franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Miratimi i kësaj deklarate është bërë në mbledhjen e Kuvendit Komunës së Podujevës, ku gjithashtu është miratuar edhe planin lokal për menaxhimin e mbeturinave në këtë komunën për periudhën 2017 – 2022, si dhe disa vendime të tjera me interes të përgjithshëm./KosovaPress/