I riu nga Fieri, i cili i dha fund jetës dy ditë më parë duke pirë fostoksinë pas ndarjes nga e dashura, ka shkruar një letër ku tregon se vajza e ka lënë për një djalë tjetër
Letra është publikuar nga vetë Eneo Ferko në profilin e tij në “Instagram”. 20-vjeçari flet për dhimbjen që i ka shkaktuar ikja e të dashurës që ishte tri vite më e vogël se ai. I dëshpëruar nga ndarja me vajzën, djali vë në dukje se ajo po shkonte drejt një tjetri që nuk e meritonte, duke lënë kështu të kuptohet se ajo e ka lënë Eneon për një tjetër dashuri.
Midis të tjerave, Eneo shkruan se është duke vuajtur se e ka humbur përgjithmonë, duke paralajmëruar edhe vetëvrasje.
“Vuaj se të humba përgjithmonë/qaj sepse vranë dashurinë tonë….hesht sepse shpirti po të dorëzon tek një tjetër që nuk të meriton…Te dua dhe pse nuk pranon, po vdes se ti po shkon”.
Miq dhe mikesha të Eneos tregojnë se ai ishte i dashuruar pas vajzës, nga Peqini, vetëm 17 vjeçe, e cila, sipas tyre, u tall me shokun e tyre.
“Ai ishte djalë shumë i mirë. Ai e donte shumë, prandaj vrau veten, por ajo u tall me të. Eneo ishte një djalë i mrekullueshëm. Ajo ishalla përfundon me keq se ai. Ajo e vrau. Ta fusin në burg se ajo e vrau”, ka thënë për “Panorama” A.Sh., shoqja e Eneos.
Po ashtu miq të tij tregojnë se për ta prekur në zemër, sadopak, që ajo të reagonte, Eneo ka regjistruar veten duke pirë fostoksinë dhe ia ka nisur videon e regjistruar në rrjetin social “Facebook”.
Por edhe pas kësaj ajo nuk ka reaguar, duke e lënë dëshpërimisht t’i dorëzohet fundit tragjik. Shokët e tij, por edhe familjarët kanë qenë në dijeni të lidhjes së tyre, po ashtu ishin në dijeni që ishin ndarë kohët e fundit.
Mikja e Eneos tregon se, megjithëse Eneo ishte shumë herë më i mirë se ajo nga paraqitja e jashtme, ai po vuante shumë pasojat e ndarjes.
“Ajo ishte e shkurtër dhe e shëmtuar, por ai e donte shumë. Aq shumë e donte, saqë kur u nda me të ai filloi edhe të pinte. E bënte për ta harruar. Ishte edhe i ri shumë dhe ndarja ka qenë gjë e re për të. Ata kishin jetuar bashkë si një familje dhe ai ishte më i rritur se bashkëmoshatarët e tij. Hallet e kishin pjekur shpejt”, ka thënë një nga miket e tij, ndërsa i referohet edhe faktit që ai bashkë me nënën punonin pa pushim që të siguronin një jetë të pranueshme.
Eneo Ferko, vetëm 20 vjeç, i dha fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, pasi u nda nga e dashura. Ai ishte në prag fejese me të dhe kishte thurur ëndrra për të ndërtuar bashkë të ardhmen, por sipas dëshmive të miqve, ajo nuk e ka dashur më, duke u larguar prej tij. Vajza ishte vetëm 17 vjeçe./Panorama/