Në debatin e fundit të TV21 “Click plus” për Listën zgjedhore në Maqedoni kanë diskutuar përfaqësuesit e LR PDSH, Agon Ferati, ai i Uniteti, Muhamed Ismaili dhe ish diplomati Muhamet Halili, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nënkryetari i LR-PDSH, Agon Ferati ka thënë se duhet sensibilizim masiv të opinionit në Maqedoni për atë se çfarë synohet me shlyerjen e mijëra votuesve nga lista zgjedhore.
“Nuk është e drejtë që 171 mijë votuesit që përmenden që i takojnë diasporës , padrejtësisht të nënvizohen me yll. Për ne si Lëvizje për reforma nuk ka asgjë kontestuese këtu, sepse këta qytetarë kanë prona në Maqedoni, kanë dokumentacion të rregullt, janë me punë të përkohshme jashtë vendit dhe nuk mund t’i trajtojmë si të huaj dhe t’i fshijmë nga listat e votimeve, vetëm për shkak se ata për momentin nuk janë Maqedoni. Realisht ne duhet t’i pastrojmë listat nga votuesit që nuk ekzistojnë’’, ka thënë Ferati.