Policia gjermane thotë se kanë kapur një të dyshuar që besohet të ketë qenë duke planifikuar një sulm me bombë, transmeton “Klan Kosova”.
“I lodhur por i gëzuar, kemi kapur terroristin mbrëmë në Leipzig”, ka thënë policia.
Policia ishte në kërkim të të dyshuarit, sirianit Jaber al-Bakr.
Disa qindra gramë eksploziv janë gjetur në pronën e të dyshuarit, kanë thënë hetuesit.