Aktuale

“Po e vrava! Kërkoj falje dhe mëshirë”

Ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe kërkon mëshirë. Elvis Hoxha ka kërkuar nga trupi gjykues sot në seancë që t’i pranojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Kjo dot ë thotë se ai pranon fajin dhe përmes këtij gjykimi, në përfundim të gjyqit ai përfiton ulje të dënimit me 1/3.

Hoxha akuzohet për vrasjen e të riut Hermes Beqiri, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor të vitit të kaluar në një lokal nate në Shkodër. Autori ka pranuar vrasjen ndërkohë dhe ka shprehur pendesë duke kërkuar falje për krimin e kryer.
 
Për ngjarjen u arrestua si bashkëpunëtor edhe Ditmir Harifi.

Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, tek ish-Zooteknika.

Disa orë pas plagosjes policia e Shkodrës arrestoi autorin Elvis Hoxha, që ishte fshehur në fshatin Grudë.

Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë.