ShowBiz

A po e ‘lodhë’ photoshop-in edhe bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra?

Që nga martesa me këngëtarin Sinan Hoxha, ajo u bë shumë e përfolur në mediat rozë.

Bëhet fjala për Andrra Destanin e cila me ëmbëlsinë që e karakterizon ka arritur të pëlqehet nga masa.

Ajo dhe Sinani janë prindër të një djali të cilin çifti e kanë pagëzuar me emrin Ajsi.

E përveç familjes, Andrra tani është përkushtuar dhe tek biznesi i saj të cilin ka pak kohë që e ka hapur. “Andrra Couture” i cili përbëhet nga fustane të ndryshme, e që shumë prej tyre u bën reklamë dhe vet ajo.

Dihet tashmë se Instagram është kthyer në një platformë biznesi, e që një gjë të tillë po e bën dhe Andrra.

Në çdo postim të sajin shohim veshjet nga biznesi i saj, por ajo çfarë bie në sy tek fotot e realizuara të saj me fustanet që ajo vesh është përdorimi i tepërt i photoshop-it, duke bërë që të duket më e gjatë seç është.

E tillë është dhe paraqitja e saj së fundmi ku Andrra duket sikur është dy metra!