ShowBiz

Po bën 13 vite karrierë, Dafina: Ky vit do të jetë shumë special

Dafina Zeqiri është gati për një vit të ngjeshur me koncerte.

Dafina Zeqiri ka përmbyllur një vit shumë të suksesshëm në karrierë, me këngë e koncerte të shumta, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo përmes një postimi në Instagram, tha se edhe këtë vit nuk do të ndalet dhe se mezi pret t’i shohë fansat në koncerte.

“2020! 13 vite karrierë, vazhdoj, nuk mund të nalem, nuk dua të ndalem! Ju dua të gjithëve shumë. Ky vit do të jetë shumë special! Mwuah menxi spo pres me ju pa te gjith neper koncerte”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/