Aktuale

Plumbi nuk ka depërtuar thellë në trupin e Vllasit

Avokati Azem Vllasi mëngjesin e sotëm është plagosur me armë zjarri nga një person tashmë i njohur për organet e rendit.

Indeksonline mëson nga burimet brenda policisë së Vllasi është plagosur në krahun e majtë, por plumbi nuk ka depërtuar thellë brenda në trup, në pjesën e kraharorit.

Policia është afër zbardhjes në detaje të këtij rasti.

Derisa Policia e Kosovës ka identifikuar personin e dyshuar që ka plagosur avokatin Azem Vllasi.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së aktit kriminal ka ikur në drejtim të panjohur.

“Kemi informacione se kush mund të jetë i dyshuari i plagosjes. Policia me të gjitha njësitet e saj përkatëse është duke u marrë me këtë rast dhe po punohet drejt kapjes së të dyshuarit”, kanë thënë burimet e Indeksonline brenda policisë.