Arsim & Kulturë

“Me plis në Paris”, përfundoi Festivali i Valles dhe Këngës për Çamërinë

Mbi 1 mijë artistë, dhe mbi 30 ansamble e grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe nga shumë qytete të Shqipërisë u bene pjse e Edicionit te dhjete.

“Me plis në Paris” e titulluam 10 – vjetorin e Festivalit të Valles dhe këngës për Çamërinë, ka thënë në çelje të siparit të Festivalit Presidenti i Unionit të Kombi shqiptar, Azgan Haklaj. Mbi 1 mijë artistë, dhe mbi 30 ansamble e grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe nga shumë qytete të Shqipërisë u bene pjse e Edicionit te dhjete.

Në natën e tretë juria e Festivalit Kombëtar të Këngës dhe Valles për Çamërinë, edicioni i 10-të e përbërë nga personalitete të nderuara të Kulturës Kombëtare ka bërë vlerësimin e grupeve pjesëmarrësve, shkruan ora news.

Çmimet:

Çmimi i Madh “Panajot Kanaçi”, iu dha grupit të valleve Ansambli “Vaçe Zela” Lushnje.

Çmimi i Madh “Tefta Tashko” iu dha këngëtares Silvana Margjekaj – Tropojë.

Çmimi i Madh “Laver Bariu” iu dha klarinetistit Bajram Sacma – Fier.

Çmimi për Kostumet më të bukura iu dha Kostumit me motive Çame – Ansambli “Vaçe Zela” Lushnje.

Çmimi i parë Këngëtarit më të mirë ju dha Marie Lajcaj – Tuz Mal i Zi.

Çmimi i publikut ju dha Këngëtares Valbona Peraj – Shkodër.

Nga grupet arstistike Çmimi i tretë ju dha Grupit Aristik, Grupi “Shpëtimi” Medvegjë

Çmimi i tretë ju dha Grupit Aristik, Grupi Folklorik “Rapsha” Mal i Zi.

Çmimi i dytë ju dha Grupit Artistik : Grupi Çam “Dodona” Fier.

Çmimi i dytë ju dha Grupit Artistik, Grupi i Këngëtarëve të Klinës – Kosovë.

Me çmim të parë u vlerësua Grupi Artistik, Grupi i Bashkisë Konispol.

Nga ansamblet pjesëmarrëse Çmimi i Publikut ju dha Ansamblit “Dardania” Tropojë.

Çmimi i tretë ju dha Ansamblit SHKA “Bajram Shabani” Kumanovë.

Çmimi i tretë i ansambleve ju dha Ansamblit “Myzeqeja” Fier.

Çmimi i dytë ju dha Ansambli “Gryka e Kaçanikut” – Kosovë.

Çmimi i dytë i ansambleve ju dha Ansamblit “Krahu i Shqiponjës “Taip Madani”” -Vlorë. Çmimi i parë i ansambleve iu dha Ansamblit “Tirana” – Tiranë.