Dhurata Dora zhgënjeu fansat në Mitrovicë.
Dhurata Dora kishte planifikuar që mbrëmjen e kaluar të performonte në qytetin e Mitrovicës, shkruan lajmi.net.
Por, ajo u detyrua që në momentin e fundit ta anulonte këtë koncert, pasi nuk arriti me kohë për shkak të trafikut të stërngarkuar.
“Mitrovice e dashur kerkoj falje nga Zemra qe nuk isha sonte e pranishme ne koncert. Per shkak pengesave n’rrug nuk kemi mujt me mrri me koh. Shihemi shuuuuum shpejt”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, këngëtarja aktualisht po e shijon suksesin e këngës “Zemër” në bashkëpunim me Soolking. /Lajmi.net/