Shkencëtarët për herë të parë zbuluan planetin për të cilën është konfirmuar se ka atmosferë të ngjashme me atë të Tokës.
Atmosfera ekziston rreth ekzo-planetit GJ 1132b, i cili është 1,4 herë më i madh se sa Toka dhe gjendet 39 vit drite larg saj, transmeton KosovaPress.
Zbulimi i planetit është bërë përmes vëzhgimeve me teleskop, ndërsa atmosfera rreth tij ka shtresë të trashë të gazrave, të cilat mund të jenë metan, ose ujë. Studimi është publikuar në revistën “Journal Astronomy” dhe aty thuhet se zbulimi i atmosferës është hap i rëndësishëm në kërkesat për jetë jashtë Sistemit Diellor.
Megjithatë, pavarësisht ekzistimit të atmosferës ka shumë pak shanse që në këtë planet të ketë jetë.
Siç thonë shkencëtarët, temperatura në atmosferën e saj është shumë e lartë – deri 370 gradë Celsius.