Aktuale

Plaku 80-vjeçar nga Manastiri rreh policin, e bën për spital

SPB në Manastir ka ngritur padi penale kundër personit P.K. (80) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar se ka bë vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës në sferën e sigurisë”.

“Më 17.05.2016, në ora 11 e 45 minuta, në një shitore në Manastir, derisa polici D.A. ka kryer detyrën, në një moment P.K. e ka sulmuar fizikisht policin duke e goditur me grushte në kokë dhe me shqelm në trup, duke i shkaktuar lëndime trupore që janë konstatuar në Qendrën klinike në Manastir”, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Lajmpress.com.