Aktuale

I plagosuri në Prishtinë është një 17 vjeçar

Një person është plagosur mbrëmjen e së dielës në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për KosovaPress-i, ku ka njoftuar se personi i plagosur është një i ri i moshës 17 vjeçare.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është plagosur me thikë, dhe i njëjti është dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK.

Ahmeti tha se me viktimën për trajtim mjekësor është dërguar edhe një person i cili besohet se ka marrë lëndime më të lehta.

“Rreth orës 20 :45 kemi marrë një informacion për therreje thikë, ku një person i lindur më 1999 dyshohet se është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për KosovaPress.

Ahmeti tha se lidhur me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës./KosovaPress/