Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se plagosja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit.
“Sipas informatave fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë”, tha Ahmeti.
Tutje ajo shtoi se njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.