Aktuale

Plagoset një person teksa bënte gjueti

Një person ka mbetur i lënduar në fshatin Miraq të Mitrovicës, pasi aksidentalisht është vet plagosur me pushkë gjuetie.

Viktima ka pranuar tretman të menjëhershëm mjekësor në spitalin e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK, thuhet në raportin e policisë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe dhe një gëzhojë cal. 12 mm.