Aktuale

Plagoset një person në Mitrovicë

Është arrestuar i dyshuari mashkull i nacionalitet shqiptar, pasi i njëjti pas një zënke verbale kishte sulmuar fizikisht dhe kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull poashtu shqiptar.

Viktima sipas policisë, është plagosur në dy duart dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava dhe 7 gëzhoja të cal.7.62 mm.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë. /KosovaPress/