Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se dje në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës ka ndodhur një plagosje. Personi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Kçiq i madh, Mitrovicë 25.10.2018-20:20. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.