Aktuale

Plagoset një femër nga një plumb qorr

Një plumb qorr ka goditur një femër në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë.

Dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net se nuk dinë as nga ka ardhur e shtëna me armë, madje nga ta po thuhet që as krisma nuk është dëgjuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës.