Aktuale

Plagoset një 40 vjeçar nga Kosova

Një 40 vjeçar nga Kosova është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Policia në Shqipëri njofton se bëhet fjalë për shtetasin Lili Dulaj i cili ishte i burgosur në burgun e Vaqarrit të Tiranës.

Ai është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.