Aktuale

Plagoset me thikë një person në Fushë Kosovë

Një person e ka plagosur me thikë një person tjetër në Sllatine e Madhe të Fushë Kosovës.

Rasti i cili ka ndodhur dje në mesnatë është konfirmuar policia e Kosovës.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, policia ka hapur rast si ‘vrasje në tentativë’. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN