Aktuale

Plagoset me armë zjarri biznesmeni

Marvis P., 34 vjeç, është personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Elbasan mbrëmë.

Ai është qëlluar jashtë ambienteve të një pike bastesh, në zotërimin e tij, gjatë kohës kur po luheshin ndeshjet e Champions League. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes tij dhe një tjetër personi në sallonin e llotos.

Në konflikt e sipër, autori, që dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me armë zjarri. Konflikti sipas policisë, ka ndodhur një konflikt për motive të dobta.

Marvin P. është dërguar në spitalin e Elbasanit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka identifikuar autorin por për arsye hetimore nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Grupi hetimor gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri Pistoletë.

Në rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit janë ngritur disa pika kontrolli nga policia për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.