Aktuale

Plagosen me armë zjarri dy persona në Smallushë të Lipjanit

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Smallushë të komunës së Lipjanit.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, Policia e Kosovës ka marrë informatë në ora 18:44.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Personat e plagosur janë transportuar për në QKUK.

Njësitet policore aktualisht janë duke u marrë me rastin.

“Sot, rreth orës 18:44 kemi marr informatë se në fsh. Smallushë të Lipijanit, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, në vend ngjarje kanë hasur dy persona të lënduar në këmbë, të njëjtit janë transportuar për në QKUK-në. Njësitet relevante policore janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes”, konfirmon Krasniqi për Express.