Një plaçkitje ka ndodhur para rreth një ore në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është grabitur sot rreth orës 16:30.
Këtë lajm për Periskopin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitet policore tashmë janë në vendngjarje.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar një informacion për një rast grabitje në rrugën Agim Ramadani. Njësitet e nevojshme policore janë aktualisht në vendngjarje dhe po merren me rastin”, tha ajo.
Nuk janë dhënë detaje më shumë, për sasinë e vjedhur të stolive të vlefshme në argjendari. /Periskopi/