Aktuale

Plaçkitet Aleksander Lumezi

Një shtëpi private ka qenë cak i një plaçkitje që ka ndodhur të martën, rreth orës 04:00, në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë. Klan Kosova raporton se shtëpia e plaçkitur është e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën nga ankuesja B.L. femër, shtetase e Republikës së Kosovës, se në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi private, ka ndodhur një rast vjedhje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit – personave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, theksohet në njoftim. /GazetaExpress/.