Nëse ka një pemë që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë ajo është pjeshka. Të buta apo të forta, me qime ose jo nuk ka rëndësi.
Pjeshkat e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve, në rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe në mirëmbajtjen e vlerave të ph-së në gjak, transmeton “Zeri.info”.
Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.
Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore) mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit.
Nëse hani pjeshkë rregullisht do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.
Nuk duhet harruar as që pjeshkat janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitaminës E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës. /ZËRI/