Parada e parë e Krenarisë në Kosovë nga komuniteti LGBTI ka filluar marshimin. Parada me moton “Në emër të Dashnisë” ka nisur në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Më brohoritje ka filluar parada në ‘ Emër të dashnisë” e komunitetit LGBTI, parada e parë e ketij lloji në Kosovë.
Aty po marrin pjesë edhe zyrtarë të larte shtetërorë.
Në paradë janë pjesëmarrës edhe fytyra publike.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Kushtetuta ua garanton të drejtat secilit komunitet, po ashtu edhe ministra e Integrimeve, Dhurata Hoxha tha se ky komunitet e ka mbështetjen e tyre, raporton Gazeta Express.